Rifat Jashari do të shpallet “Qytetar nderi” nga Komuna e Tetovës

0
112

Kryetari i Komunës së Tetovës Bilall Kasami, ka njoftuar se komuna më 22 korrik do ta shpallë qytetar nderi Rifat Jasharin.

Kasami në një postim në Facebook shkruan se “familja Jashari është historia e kombit shqiptar”.

“Familja Jashari është vetë historia e kombit. Sakrifica e tyre nuk është veç një akt flijimi, por hapi më i rëndësishëm i lirisë, pika e kthesës së historisë së kombit dhe fillimi i shtetndërtimit të Kosovës. Vepra e Jasharajve nuk mund të nderohet kurrë mjaftueshëm, megjithatë më 22 Korrik TETOVA do të kurorëzojë Rifat Jasharin, bacin e krejt shqiptarëve, QYTETAR NDERI!”, ka shkruar Kasami./Telegrafi/

Leave a Reply