Revolucioni i De Rossit funksionon, Roma “çlirohet” nga makthi Mourinho

0
151

Një marsh titulli, 2.5 pikë për ndeshje me 21 titullarë dhe 6 module të ndryshme të përdorura. Revolucioni i Daniele De Rossit pasqyrohet nga një Romë fleksibël dhe me kurajo që është bashkuar rreth trajnerit dhe udhëton me 100 km/orë.

Lojtarë që alternohen pa u ankuar dhe pa pyetur se cili po jep më shumë apo më pak. Dhe numrat konfirmojnë. Në 6 javët e fundit Daniele De Rossi ka marë 7 pikë më shumë se Juve, 4 më shumë se Milan, 8 më tepër se sa Lazio apo Fiorentina.

ROTACIONI

Me përdorimin e Sanchez kundër Torinos tekniku me përjashtim të Abrahamit dhe portierit të tretë Boer, i ka përfshirë të gjithë lojtarët në dispozicion. Një mënyrë për të përforcuar dhe konceptin e familjes verdhekuqe, siç ka konfirmuar vetë pas ndeshjes së të hënës. Në harmoni ka rizbuluar vlerat e grupit duke integruar me sukses elementë pak të përdorur më parë.

Si Aouar e Zalewski në Europa League kundër Feyenoordit duke marrë maksimumin në një moment tensioni të lartë. Duhet llogaritur edhe aftësia për të marrë vendime të rëndësishme, si ai për të përjashtuar Lukakun në Frosinone dhe në sfidën kundër Torinos. Zëvendësuesi Azmoun pagoi më pas besimin e teknikut me prova inkurajuese.

MODERN

Deri tani tekniku ka provuar 6 module të ndryshme, Roma e tij ka si bazë 4-3-3 por ndryshon shpesh gjatë ndeshjes me 4-2-3-1, 3-5-2, 5-4-1, 4-1-4-1 e deri te 3-4-2-1 që u përdor kundër Torinos. Një konfirmim i futbollit modern të De Rossit që pikërisht te mbrojtja me 3 që koincidoi me rikthimin e Smalling do të impostojë strategjinë për të siguruar Championsin.

ENTUZIAZMI

Nga ana tjetër tifozeri verdhekuqe ka kuptuar trajnerin dhe i është përgjigjur, dicka që konfirmohet nga numrat, nëse për sfidën e parë të Europa League me Brighton të 7 marsit në Olimpico janë shitur tashmë të  30 mijë biletat që do të jetë një tjetër sold out pas atij me Torinon për më tepër në një të hënë në orën 18.30. De Rossi ja ka dalë të kthejë entuziazmin në stadium, duke bërë të harrohet shpejt dikush si Mourinho./SS

Leave a Reply