Reali përgatit 100 milionë euro për Bellingham

0
442

Real Madrid do të shtojë interesimin në Jude Bellingham në janar, por po refuzon të paguajë një shumë të çmendur për yllin e Anglisë.

Real Madridi do të luftojë me Liverpoolin për mesfushorin e Borussia Dortmundit, pas paraqitjeve të tij të shkëlqyera në Kupën e Botës, raporton KosovaPress.

“ESPN” pretendon se Reali është gati të bëjë një lëvizje dhe e vlerëson Bellinghamin afro 100 milionë euro, një shifër që thuhet se nuk do ta tejkalojë.

Carlo Ancelotti po kërkon të freskojë mesfushën e tij me Luka Modric, 37 vjeç dhe Toni Kroos, i cili mbush 33 vjeç javën e ardhshme, të cilët janë duke shkuar drejt fundit të karrierës së tyre.

Ai siguroi shërbimet e yllit francez Aurelien Tchouameni verën e kaluar dhe gjithashtu ka në radhët e tij talentet e rinj Eduardo Camavinga dhe Federico Valverde.

Reali ka folur për projektin e tyre me Bellinghamin, por Liverpool është i vendosur të ofrojë konkurrencë të ashpër pasi po çalon në repartin e mesfushës.

Jurgen Klopp është i vetëdijshëm për nevojën për lojtar të ri në mesfushë dhe paraqitjet e Bellingham në Katar dëshmuan se ai është i gatshëm të përballojë presionin e të luajturit në nivelin më të lartë.

Leave a Reply