Rashica e refuzon ofertën e një klubi, por i ka valixhet gati

0
38

Milot Rashica ka marrë vendimin për të ardhmen e tij. Sulmuesi anësor kosovar nuk e ka pranuar ofertën e Amedspor dhe ka vendosur ta vazhdojë karrierën e tij larg klubit turk.

Amedspor, i sapongjitur në elitën e futbollit turk, e kishte kontaktuar me Rashicën dhe ia kishte paraqitur një ofertë për ta bindur të transferohej në skuadrën nga Diyarbakiri.

Madje ishte raportuar edhe për një marrëveshje paraprake mes palëve, por vendimi final i lojtarit ishte ndryshe, shkruan “TRT Spor”, përcjell “Gazeta Express”.

Rashica, i cili ka kontratë me Beşiktaşin, dëshiron të vlerësojë mundësi të tjera dhe ta vazhdojë karrierën në një nivel më të lartë.

Sipas raportimeve, futbollisti vushtrrias nuk e konsideroi ofertën e Amedspor si të përshtatshme për planet e tij.

29-vjeçari u transferua te Beşiktaşi në vitin 2023 për rreth 5.25 milionë euro dhe sezonin e fundit e mbylli me 33 paraqitje, 2 gola dhe 6 asistime në të gjitha kompeticionet.

Tashmë mbetet për t’u parë nëse Rashica do të vazhdojë te Beşiktaşi apo do ta pranojë një ofertë tjetër gjatë afatit kalimtar të verës. 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here