Raporti i Bankës Botërore për barazinë gjinore në ligj dhe biznes, Kosova në vendin e 37 në botë

0
124

Raporti i fundit i Bankës Botërore, “Gratë, Biznesi dhe Ligj 2023”, e ka nxjerr Kosovën në vendin e 37 në botë për sa i përket infrastrukturës ligjore që mundëson barazinë gjinore.

91.9% është përqindja që i është dhënë Kosovës bazuar në barazinë mes burrave dhe grave.

Raporti bazohet në matjen e tetë komponentëve e që janë: lëvizshmëria, vendi i punës, pagat, martesat, prindërimi, sipërmarrja, asetet si dhe pensionet.

Kosova plotëson 100 për qind të kritereve përpos te prindërimi që llogaritet të jetë në shifrën 60 për qind dhe te pensionet 75 për qind.

Në Ballkanin Perëndimor vetëm Serbia qëndron më mirë se Kosova për vetëm dy pozita më lartë, ndërkaq Shqipëria është një pozitë pas Kosovës.

Leave a Reply