Propozimi i BE’së Kosovën dhe Serbinë i ndan “me letra”, thotë Tahiri

0
140

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës mbështet plan-propozimin evorpian për normalizim të marrëdhënieve, shprehet Shefi i Grupit Parlamentar i AAK-së, Besnik Tahiri, ndërsa thotë përmes këtij propozimi ai tha se Kosova dhe Serbia “ndahen me letra”.

“Duhet të jemi shumë serioz ndaj kësaj marrëveshje”, u shpreh Tahiri.

“Porositë e faktorit ndërkombëtar, në krye me ShBA-në, janë shumë të qarta për Kosovën. Është porosia e parë që Kosova dhe Serbia duhet njëherë e përgjithmonë të ndahen, njëfarë forme të ndahen me letra. Ndarja me letra mes Kosovës dhe Serbisë është marrëveshja evropiane dhe amerikane. Ndaj kësaj marrëveshje duhet të jemi shumë serioz”.

“Padyshim se secili qytetarë i Kosovës kur flet për një ndarje ndërmjet Kosovës dhe Serbisë ka dilema, pasi kemi të bëjmë me një armik të përbetuar tash e me shekuj. Mirëpo nëse e shohim marrëveshjen me një vështrim kritik, ka elemente, ku thotë se neni 10 se gjitha marrëveshjet duhet të hynë në zbatim, por ne fatmirësisht për Asociacionin e kemi një vendim të Gjykatës Kushtetuese. Por për çështje të tjera kanë të bëjnë me detyrimin që ia bënë bashkësia ndërkombëtare Serbisë që me pas njohje ndërkombëtare ndaj Kosovës”, deklaron Tahiri për Kosovapress, përcjell Insajderi.

Leave a Reply