Ramush Haradinaj sot e mbledh kryesinë e partisë

0
349

Sot do të mblidhet kryesia e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, shkruan Indeksonline.

Kështu ka bërë të ditur mbrëmë deputeti i zgjedhur i kësaj partie, Bekë Berisha.

Ai në “Pressing” në T7 ka treguar arsyet se pse do të mbahet mbledhja e AAK-së.

Ai ka thënë se në këtë mbledhje do të diskutohet edhe për skandalin që u përmend emri i ish-ministres së Jashtme dhe Diasporës, Meliza Haradinaj-Stublla.

Konsultat i kemi të përditshme, ky skandal, kjo nuk është e vogël, nuk është që nuk e diskutojna e te shohim cfarë të bëjmë.

Janë disa gjëra që duhet të diskutohen, nuk e kemi marrë krejt cool këtë”, tha Berisha.

Leave a Reply