Rafael Leao kërkon largimin nga Milani, Premier League mbetet destinacioni i preferuar

0
30

Rafael Leao dëshiron të largohet nga Milani dhe të vazhdojë karrierën në Premier League, por deri tani nuk ka ardhur asnjë ofertë konkrete nga klubet angleze.

Sipas raportimeve, Galatasaray është klubi që ka shfaqur interesimin më konkret për sulmuesin portugez, por ende nuk ka paraqitur një ofertë që do ta bindte Milanin.

Kuqezinjtë kërkojnë rreth 60 milionë euro për Leaon, me një ofertë të mundshme prej 50 milionë eurosh plus 10 milionë në bonuse, shkruan 04 Online.

Në garë është përmendur edhe Juventusi, por marrëveshja duket e vështirë për shkak të kërkesave financiare të lojtarit. Ndërkohë, Aston Villa raportohet se ka hyrë në garë, ndërsa një rikthim te Sporting Lisbona nën drejtimin e Ruben Amorimit mbetet një tjetër mundësi.

E ardhmja e Leaos pritet të vendoset në ditët e fundit të merkatos./04 Online/

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here