“Pse u largova nga Chelsea”, Werner flet hapur pas rikthimit në Gjermani

0
230

Timo Werner është i lumtur për rikthimin te Leipzigu. Sulmuesi i kombëtares gjermane fitoi Champions League, Superkupën e Europës dhe Botërorin për Klube me ekipin londinez, teksa regjistroi 56 ndeshje dhe 10 gola në dy vitet e kaluara në Londër.

26-vjeçari, i cili firmosi kontratë 4-vjeçare me Leipzigun, shpjegoi në një prononcim për mediet gjermane pse vendosi të largohej nga Premier League. “Për mua, gëzimi i luajtjes futboll është ajo që ka më shumë rëndësi.

Unë isha i suksesshëm te Chelsea, por gjatë fundit të aventurës filloi të më zbehej dëshira për të luajtur futboll. Arsyeja lidhet me faktin që nuk po luaja më rregullisht.

Kam idenë që sistemi i lojës së Tuchel nuk më përshtatej, kështu që duhej të hidhja një tjetër hap në karrierë. Unë ndodhem në një moshë ku do të doja të luaja sa më shumë.

Chelsea është suksesi më i madh i karrierës time dhe do të jetë gjithmonë një klub i veçantë për mua. Vazhdoj t’i mbaj kontaktet me shokët, por më duhej të ndryshoja”, deklaroi Timo Werner.

Leave a Reply