Pse dështuan spitalet private në luftën kundër covidit 19!

0
404
Foto: Ilustrim

Spitalet private me renome në Kosovë për dallim nga spitalet private në regjion dhe Europë kapacietet e veta shëndetsore nuk i vindosën në shërbim të pacientëve të sëmuar me covid.

Duke marrë parasysh kualitetin shëndetsorë që kanë sidomos në pjesën intenzive të tyre është për të analizuar mos përfshirjen e tyre në ketë luftë që po bejnë institucionet publike duke filluar nga QKMF, spitalet, klinikat.

Shkaqet mundë të jene të shumta por ne po permendim disa:
-kosten e shtrentë qe kanë keto spitale
-mungesa e sigurimeve shëndetsore
-gjendja e rëndë ekonomike e pacienteve
-mos bashkëpunimi i Ministrisë së Shendetsisë sidomos në mos rimbursimin e shpenzimeve të pacienteve të trajtuar nga ana e këtyre spitaleve
-mos rrezikimi i stafit te tyre nga të semuarit me covid
-mungesa e formimit të infrastruktures shtesë nga ana e tyre.

Eshtë e domosdosheme të vendoset një bosht bashkëpunimi në mes institucioneve publike ,private dhe menaxhmentit shtetrorë në fushën shëndetsore në mënyrë që mjekët tanë ta kenë më të lehtë të perballen me këtë sëmundje e cila është gjithmonë një hap para nesh. Eshtë koha që klinicistët tonë të vrapojnë mbas të sëmuarëve e jo mbas statistikave fatale që sjellë ajo.

Shkruan: Xhevat ELEZKURTAJ – Drejtor i QKMF-së në Prizren

Leave a Reply