Prokurori i Shtetit dhe Zyra Kombëtare e Auditimit nënshkruajnë marrëveshje bashkëpunimi

0
111

Me qëllim të forcimit të sundimit të ligjit në Republikën e Kosovës, si dhe në pajtim me standardet dhe praktikat më të mira ndërkombëtare, Ushtruesi i Detyrës së Kryeprokurorit të Shtetit, z. Besim Kelmendi dhe Auditorja e Përgjithshme e Kosovës, znj. Vlora Spanca, kanë nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi, ku të pranishëm në ceremoninë e nënshkrimit ishin edhe përfaqësuesit e Zyrës së OPDAT-it të Ambasadës Amerikane në Kosovë, thuhet në njoftim, përcjellë 04 Online. 

“Marrëveshja ndërmjet institucionit të Prokurorit të Shtetit dhe Zyrës Kombëtare të Auditimit, përcakton mënyrën e bashkëpunimit dhe bashkërendimit të aktiviteteve ndërinstitucionale dhe procedurave standarde në shkëmbimin e informacioneve lidhur me rastet të cilat sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës paraqesin vepra penale, që janë identifikuara gjatë ushtrimit të aktiviteteve audituese, të paraqitura nga Zyra Kombëtare e Auditimit tek Prokurori i Shtetit sipas Kodit të Procedurës Penale. 

Të dyja palët u zotuan se do të avancojnë mënyrat e komunikimit, si dhe të shkëmbimit të të dhënave të cilat janë të nevojshme për zbatimin sa më efikas të kësaj marrëveshjeje”, thuhet në njoftim./04 Online

Leave a Reply