Policia e Kosovës arreston të dyshuarin për ’keqpërdorim të fëmijëve në pornografi’

0
127
Foto: Ilustrim

Policia e Kosovës, në vazhdën e kryerjes së detyrave dhe autorizimeve ligjore për parandalimin dhe luftimin e kriminalitetit, ka ndërmarrë veprime hetimore për identifikimin dhe arrestimin e një personi të dyshuar, për kryerjen e veprës penale nga neni 232 ‘keqpërdorim i fëmijëve në pornografi’, thuhet në njoftim, përcjellë 04 Online.

“Drejtoria për Hetimin e Krimit të Organizuar, respektivisht Sektori për Hetimin e Krimeve Kibernetike, pas pranimit të informacioneve se në rrjetin social Facebook, nga një person i dyshuar, është shpërndarë tek disa persona të tjerë një video me përmbajtje abuzive seksuale të fëmijëve, ka filluar hetimet, ku si rezultat është identifikuar dhe është arrestuar një i dyshuar mashkull/kosovar.

Lidhur me rastin është sekuestruar një telefon celular dhe po ashtu është intervistuar personi i dyshuar dhe në konsultim me prokurorin kompetent i njëjti është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftim./04 Online

Leave a Reply