Prizren | Mbahet tribunë me rastin e 146 vjetorit të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit

0
116

Java e Lëvizjes ka nisur në Prizren, duke e shënuar 19 vjetorin e LVV-së dhe njëherit 146 vjetorin e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit.

Në ambientet e Lidhjes së Prizrenit është mbajtur tribunë për nderë të 146 vjetorit të LSHP-së, ku folës ishte kryeparlamentari Glauk Konjufca, Durim Abdullahu historian dhe Mrika Limani – Myrtaj nënkryetare e LVV-së.

“Lidhja Shqiptare e Prizrenit përfaqëson një moment kulmor në historinë e kombit shqiptar, duke shënuar fillimin e përpjekjeve të organizuara për mbrojtjen e territoreve shqiptare nga ndarja dhe pushtimi prej fuqive të huaja. Lidhja synoi t’i bashkonte shqiptarët nën një identitet të përbashkët kombëtar dhe të siguronte të drejtat e tyre në një kohë kur ekzistenca e tyre ishte e kërcënuar. Rëndësia e Lidhjes qëndron jo vetëm në arritjet e saj të drejtpërdrejta, por edhe në trashëgiminë e saj të qëndrueshme, duke ndikuar në lëvizjet e mëvonshme për pavarësinë dhe formimin e vetëdijes kombëtare shqiptare, duke mbetur një simbol i përpjekjeve për liri dhe drejtësi.”, thuhet në mes tjerash në njoftimin e LVV-së./04 Online

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here