Policia e Kosovës ka arrestuar një person në Prizren nën dyshimin për posedim dhe shpërndarje të substancave narkotike.
Gjatë kontrollit në shtëpinë e të dyshuarit, janë gjetur dhe konfiskuar 70 qese me substancë të dyshuar narkotike të llojit marihuanë me peshë 93.4 gram, dy qese me kokainë me peshë 5.62 gram, një peshore digjitale, një telefon, disa qese plastike të zbrazëta për paketim të narkotikëve, dy pako me rizlla dhe një grinder.
Pas intervistimit, u konfirmua se ndaj të dyshuarit kishte një urdhër arresti aktiv për vuajtje të dënimit. Me vendim të prokurorit, ai është dërguar në qendër korrektuese për të vazhduar vuajtjen e dënimit të shqiptuar më herët.
“Rr. Enver Haradinaj, Prizren 13.03.2025-15:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që gjatë kontrollit në shtëpinë e tij janë gjetur dhe konfiskuar 70 qese me substancë të dyshuar narkotike e llojit marihuanë me peshë prej 93.4 gram, dy qese me substance të dyshuar narkotike e llojit kokainë me peshë prej 5.62 gram, një peshore, një telefon, disa qese plastike të zbrazëta për paketim të narkotikëve, dy pako me rizlla dhe një grinder. Pas intervistimit, me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në vuajtje të dënimit pasi kishte urdhër arrest aktiv për vuajtje dënimi.”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës./04 Online