Prizren: Sekuestrohen armë dhe municion gjatë një kontrolli policor

0
98

Policia ka kryer një bastisje në shtëpinë e një të dyshuari në Prizren, ku ka gjetur dhe sekuestruar një arsenal armësh dhe municionesh të mbajtura pa leje, raporton 04 Online.

Gjatë kontrollit, janë konfiskuar një pushkë gjuetie, dy pistoleta, një thikë, një shufër metali, 188 fishekë dhe një gëzhojë. Autoritetet kanë nisur hetimet për këtë rast, ndërsa i dyshuari pritet të përballet me procedura ligjore në lidhje me armëmbajtjen pa leje.

“Rr. Mehmet Gjevori, Prizren  13.03.2025-09:30. Raportohet se është bërë kontrolli i shtëpisë së të dyshuarit mashkull kosovar, ku janë gjetur dhe sekuestruar një pushkë gjuetie, dy pistoleta, një thikë, një shufër metali, 188 fishekë dhe një gëzhojë. Rasti është duke u hetuar.”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës./04 Online

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here