Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, viziton Prizrenin

0
157

Qytetin e Prizrenit sot e ka vizituar Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj.

Begaj është pritur nga Kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj.

“Me ceremoni solemne, Kryetari Shaqir Totaj, priti sot, në Shtëpinë e Bardhë në Prizren, Presidentin e Republikës së Shqipërisë, Sh.T. Bajram Begaj.
Kjo ishte vizita e parë e Presidentit Begaj në Kosovë, ku pos krerëve të shtetit, ai takoi edhe të vetmin kryetar komune, atë të Prizrenit, z. Shaqir Totaj.
Gjatë këtij takimi u diskutua për marrëdhëniet vëllazërore të të dyja vendeve dhe intensifikimi i tyre në të ardhmen”, thuhet në njoftimin e Komunës së Prizrenit./04 Online

Leave a Reply