Polonia do t’ia dhurojë Kosovës 100 mijë vaksina Pfizer

0
326

Kosova ka arritur të sigurojë një sasi të konsiderueshme vaksinash, kryesisht nga donacione, por edhe nga marrëveshjet me Pfizer dhe AstraZeneca.

Së fundmi, mësohet se do jetë Polonia që do të dhurojë për qytetarët e Kosovës 100 mijë vaksina Pfizer, ndërsa lajmi bëhet i ditur nga Vjosa Osmani.

“Për më tepër, sot u informova nga autoritetet e Polonisë se ata do të dhurojnë 100 mijë vaksina Pfizer në Kosovë. Faleminderit Polonisë dhe të gjithë aleatëve tanë që na qëndruan pranë në këtë kohë të vështirë për shkak të pandemisë”, shkruan Osmani.

Vetëm pak ditë më parë Kosova pranoi 557 mijë vaksina, 503 mijë prej të cilave nga SHBA nëpërmjet COVAX dhe rreth 54 mijë të tjera nga një marrëveshje me Pfizer.

Ministria e Shëndetësisë në Kosovë ka bërë të ditur se deri më 6 shtator, 17 për qind e popullsisë së përgjithshme është vaksinuar plotësisht kundër COVID-19, sëmundjes që shkakton koronavirusi.

Dozën e parë, ndërkaq, e ka marrë 35 për qind e popullsisë.

Leave a Reply