Policia në Prizren shqipton 394 tiketa trafiku si dhe 89 fletëparaqitje për moszbatim të masave COVID-19

0
237

Policia Rajonale e Prizrenit në një komunikatë për media ka njoftuar se në kuader të zbatimit të masave të sigurisë në komunikacionin rrugorë, njësitë e policisë te komunikacionit rrugor dhe njësitë tjera kanërealizuar aktivitetin në rajonin e Prizrenit, në parandalimin e aksidenteve dhe shkeljeve tjera në komunikacion,janë në vazhdimësi duke realizuar planin operativ “Siguria në komunikacion”, si dhe zbatimin e masave anti-covid-19.

Realizimii këtij plani po kryhet nga të gjitha stacionet dhe njësitë në rajonin e Prizrenit.

Gjatë zbatimit të detyrave për kundërvajtje si: pa rrip të sigurisë, përdorimi i telefonit, mungesa e dokumenteve, parking i palejuar, pa gjendje teknike të rregullt (drita), tejkalimi në vende ta ndaluar, tejkalimi i shpejtësisë, keqpërdorim të targave të automjetit etj., policia ka shqiptuar 394 tiketa trafiku, gjithashtu janë marrë masat plotësuese dhe mbrojtëse, ndërsa për moszbatim të masave covid-19 janë shqiptuar 89 fletëparaqitje, prej periudhës brenda 48 orëve.

Aktivitete të tilla për sigurinë në komunikacionin rrugor dhe masave për zbatimin e ligjit dhe udhëzimit për masat e përgjithshme dhe të veçanta për pandeminë Covid19, do të jenë në vazhdimësi, thuhet në njoftim./TvPz

Leave a Reply