Policia në Prizren mban ligjërata vetëdijesuese me nxënësit e shkollave fillore

0
121

Policia në Prizren po vazhdon me mbajtjen e ligjëratave vetëdijesuese me nxënësit e shkollave fillore, kësaj here me ligjërata kundër lojërave të rrezikshme në Tiktok dhe ngacmimeve seksuale.

Gjatë muajit shkurt 2023, stacionet policore nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Prizren kanë mbajtur ligjëratat nëpër shkolla me temë “Parandalimi i ngacmimeve seksuale dhe masat ligjore ndëshkimore”.

Marrë parasysh fillimin e gjysmëvjetorit të dytë shkollor, Policia e Kosovës duke u bazuar në planifikimin vjetor të mbajtjes së ligjëratave në shkolla për vitin shkollor 2022/2023 për këtë fillim viti kane paraparë mbajtjen e dy projekteve.

Sipas planit të ligjëratave, për muajin shkurt janë mbajtur ligjërata me temën “Loja e rrezikshme në Tiktok” dhe “Parandalimi i ngacmimeve seksuale dhe masat ligjore ndëshkimore”, të cilat janë mbajtur në shkollat fillore nga klasa e gjashtë (VI) deri në klasën e nëntë (IX).

Gjatë kësaj kohe janë mbajtur ligjërata pothuaj në të gjitha shkollat fillore të regjionit të Prizrenit dhe janë përfshirë zyrtarët policorë nga të gjitha stacionet policore të rajonit të Prizrenit, si Stacioni Policor Prizren, Prizren-Veri, Suharekë dhe Dragash.

Ligjëratat janë mbajtur në orarin e ndërrimit të paradites, me aprovimin e Drejtorive Komunale të Arsimit. Ligjëratat dhe prezantimet janë mbajtur para nxënësve të shkollave fillore, me qëllim të vetëdijesimit të nxënësve se çka është ngacmimi seksual dhe si të parandalohet apo raportohet ajo.

Leave a Reply