Mërgimtarët hasjan nga Rumania grumbullojnë 24 mijë e 720 euro për Gëzim Balajn

0
522

18 vjeçari, Gëzim Balaj nga fshati Dedaj i Prizrenit, është diagnostikuar me sëmundjen “ Anemi aplastike”- transplanti i palcës kockore, dhe për trajtimin e sëmundjes së tij në Turqi, nevojitën 120 mijë euro, shumë e cila është e papërballueshme për familjen e tij.

Pas njoftimit nga familja, shumë njerëz vullnetmirë kanë filluar mbledhjen e parave të nevojshme jo vetëm në Has, Prizren e Kosovë, por është aktivizuar masovisht edhe diaspora.

Mërgimtarët hasjan në Rumani kanë arritur të grumbullojnë mbi 20 mijë euro, kanë njoftuar përmes dëshmive të ofruara në rrjete sociale aktivistë të cilët janë të angazhuar në sigurimin e mjeteve të kërkuara, ndërsa aksioni për grumbullimin e parave është duke vijuar.

Aksioni po vazhdon, anda, apelohet tek të gjithë njerëzit e vullnetit të mirë, që të ndihmojnë financiarisht për shërimin e Gëzimit në këtë numër të xhirollogarisë në emër të Mustafë Balaj:

Kosovë: 1502005362687

Jashtë Kosovës: SWIFT code: RBKOXKPRXK 1502 0010 0536 2687

Leave a Reply