Përplasen vetura me kamion në Suharekë, një e lënduar dërgohet në QKUK

0
428

Një aksident trafiku në mes një veture dhe kamioni ka ndodhur në fshatin Savrovë të Suharekës.

Përveç dëmeve materiale lëndime trupore ka pësuar një femër, e cila është dërguar në QKUK për trajtim mjekësor.

Siç është bërë e ditur nga Policia rasti vazhdon të hetohet.

Leave a Reply