Përkujtohet 22 vjetori i betejës së Kabashit

0
407

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka me rastin e shënimit të 22-vjetorit të Betejës së Kabashit, së bashku me familjet e dëshmorëve, drejtorët komunalë dhe shoqatat e dala nga lufta, ka bërë homazhe në varrezat e dëshmorëve në Landovicë.

Me këtë rast, kryetari Haskuka ka deklaruar se pothuajse secila ditë e muajit mars në vete përmban një histori të veçantë të heronjve të lirisë, duke filluar prej demonstratave, deri në shënimin e betejave më të lavdishme të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

May be an image of 3 people, people standing and outdoors

“Më 17 mars të vitit 1999 ranë për të mos vdekur kurrë tre dëshmorë të kombit, Halim Ahmetaj, Rexhep Kukaj dhe Murat Kabashi. Lavdi të përjetshme veprës dhe sakrificës së tyre, lavdi për të gjithë dëshmorët e kombit”, ka shprehur kryetari Haskuka.

Leave a Reply