Manchester United ka nisur ta përdor “fshesën” pas sezonit dëshpërues të cilin e kaloi.
Pas Paul Pogbas e Jesse Lingardit, një tjetër lojtar i njohur u largua sot zyrtarisht nga “Djajtë e Kuq”.
Bëhet fjalë për Juan Matan, i cili i jep fund këtu eksperiencës në “Old Trafford”, shkruan “Gazeta Express”.
Mesfushori spanjoll nuk do ta vazhdojë kontratën me United dhe largohet kështu si lojtar i lirë.
34 vjeçari ka qenë pjesë e gjigantit britanik që nga janari i vitit 2014.
Në këtë periudhë, ai i ka zhvilluar 285 ndeshje me Man Utd dhe i ka realizuar 51 gola, duke i fituar ndërkohë katër trofe.
Mata ka qenë njëri prej mesfushorëve më kreativë spanjollë në dekadën e fundit.
“Faleminderit për gjithçka Juan Mata. Do të na mungosh”, ka shkruar Manchester United në rrjetet sociale.
Futbollisti ofanziv e zhvilloi ndeshjen e fundit me United më 22 maj ndaj Crystal Palacet.
Ka mundësi që ai të rikthehet në futbollin spanjoll ose të përfundojë jashtë kontinentit evropian.