Pas letrës së Qeverisë për KiE, Knaus: Përparim i Kosovës

0
129

Pas letrës së Ministrja e Jashtme, Donika Gërvalla, me në një letër drejtuar presidentit të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës, Theodoros Rousopoulos, ku thotë se Qeveria e Kosovës është duke përgatitur një draftstatut për Asociacionin të cilin është zotuar ta dërgojë në Gjykatën Kushtetuese deri në fund të majit, ka reaguar Gerald Knaus nga Iniciativa Evropiane për Stabilitet.

“Në këtë drejtim, Qeveria e Kosovës është duke përgatitur një draft Statutin për Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe (në kuadër të obligimeve të parapara në nenet 7 dhe 10), të frymëzuar nga Fondacioni Friedrich Ebert, i cili do t’i dorëzohet Gjykatës Kushtetuese. për shqyrtim deri në fund të majit 2024. Kosova do të dorëzojë statutet e asociacionit të komunave në Gjykatën Kushtetuese para fundit të majit; Bazuar në propozimin shumë të mirë të FES që plotëson të gjitha kushtet e BE-së dhe kërkesat dhe premtimet e bëra që nga viti 2013. Kjo është përmbushje e një premtimi të bërë ndaj PACE”, ka shkruar ai në platformën ‘X’.

Sipas tij, Vuçiqit nuk do t’i pëlqejë. “Çështja është atëherë, a është kjo për krijimin e një Asociacioni, apo duke i dhënë atij një veto për anëtarësimin e Kosovës në KiE”, ka shkruar ai.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here