Pas bisedimeve të pasuksesshme në Bruksel, Lajçak do ta takojë Vuçiqin në New York

0
152

Emisari i Bashkimit Europian për dialogun Kosovë – Serbi do ta takojë në New York presidentin serb, Aleksandar Vuçiq.

Siç raportojnë mediat serbe, Vuçiq do të ketë takime me Sekretarin e Përgjithshëm të OKB-së Antonio Guterres, me Përfaqësuesin Special të BE-së për Dialogun, Miroslav Lajçak, me Zëvendës Presidentin e Komisionit Europian, Marash Shevçovich e me Presidentin e Republikës së Koresë, Jun Sok-Yol.

Vuçiq e kryeson delegacionin serb në sesionin e 78 të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara në New York.

Takimi Lajçak-Vuçiq do të zhvillohet pas mosrezultatit në bisedimet e së enjtes në Bruksel.

BE-ja sot doli me një deklaratë zyrtare ku kërkoi nga Kosova dhe Serbia angazhim për gjetjen e një plani për zbatimin e marrëveshjes për rrugën e normalizimit të marrëdhënieve.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here