Osmani për mediumin spanjoll: Putin nëpërmjet Ballkanit synon Evropën, BE t’i monitorojë sjelljet e Serbisë

0
252

Presidenti rus, Vladimir Putin do të përdorë Serbinë për të destabilizuar Ballkanin dhe bashkë me të gjithë Evropën Perëndimore, në një sulm ndaj vlerave demokratike të Bashkimit Europian.

Kështu ka deklaruar presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, në një intervistë dhënë për agjencinë spanjolle të lajmeve EFE ku ajo gjithashtu ka bërë thirrje që Kosova të njihet nga të gjitha vendet e Evropës dhe të Amerikës Latine.

“Kosova u bë e pavarur në vitin 2008, pas një dekade të administrimit nga OKB pas ndërhyrjes së NATO-s kundër Serbisë, e cila nën presidentin autoritar Slobodan Millosheviq kishte shtypur shqiptarët etnikë”, thuhet në artikullin e EFE.

Osmani ka folur lidhur me krahasimin e situatës së Ukrainës dhe Kosovës, derisa është shprehur se ajo që mund të krahasohet nga këto dy luftëra janë veprimet e Millosheviqir dhe Putinit.

Presidentja Osmani citohet të ketë thënë se në të njëjtën mënyrë siç u bë Millosheviqi i njohur si “kasapi i Ballkanit”, tani “Putini është kasapi i Demokracisë”, që kërkon të dominojë jo vetëm Ukrainën, por “të shkatërrojë mënyrën demokratike të jetesës”.

Destabilizimi i Ballkanit:

“Pa dyshim, Putini do të përpiqet të përdorë Serbinë për ta destabilizuar rajonin, sepse përmes rajonit tonë ai dëshiron të arrijë Evropën”, thotë ai.

Serbia, Bosnja Hercegovina dhe Kosova janë vendet e vetme në rajon që nuk janë pjesë e NATO-s. Në Bosnje dhe Kosove ka kontigjente nga BE dhe NATO për siguri dhe stabilitet.

Ruajtja e paqes dhe stabilitetit në Ballkan “do të thotë ruajtjen e paqes dhe stabilitetit në gjithë kontinentin evropian”, thotë Osmani, duke kujtuar se Serbia ka kryer dhjetëra stërvitje ushtarake me Rusinë muajt e fundit.

“Ne mbetemi mjaft të shqetësuar se Serbia ka rritur sasinë e armëve që po blen dhe kjo tregon synimet e saj në rajon”, thotë Osmani, duke iu referuar mbërritjes së armëve kundërajrore në Serbi, të blera nga Kina.

Për të garantuar sigurinë e saj, Kosova ka mbi 4000 ushtarë ndërkombëtarë në territorin e saj, shumica e të cilëve nga NATO.

Anëtarësimi në NATO:

“Mendoj se anëtarësimi në NATO është vendimtar. Dua t’u bëj një apel katër anëtarëve të NATO-s që ende nuk e kanë njohur Kosovën ta bëjnë këtë, sepse ne nuk duhet të vazhdojmë ta shohim këtë vetëm nga pikëpamja e politikës së brendshme”, thekson Osmani lidhur me Spanjën, Greqinë, Sllovakinë dhe Rumaninë.

“Gjithsej 117 shtete e kanë njohur Kosovën si shtet të pavarur deri më tani, ndonëse u mungojnë jo vetëm pesë vende të BE-së, por edhe Kina, Rusia, India dhe shumica e vendeve të Amerikës Latine si Argjentina dhe Brazili.”, shkruan media spanjolle.

“Ka ardhur koha që vendet që kanë hezituar deri më tani ta marrin atë vendim të guximshëm dhe t’u tregojnë autokratëve në mbarë botën se vendet demokratike qëndrojnë të bashkuara përballë tiranisë dhe autokracisë”, tha Osmani.

“Kosova nuk krijon precedent të rrezikshëm për asgjë dhe askënd, përkundrazi”, thotë Osmani.

Osmani rikujtoi për median spanjolle fakti se shteti i tyre tha se do ta njihte Kosovën vetëm nëse Drejtësia Ndërkombëtare do ta miratonte pavarësinë e vendit, gjë që ndodhi në vitin 2012.

“Unë mendoj se nuk ka asnjë arsye që Spanja të frikësohet se rasti i Kosovës mund të shërbejë si precedent”, tha ajo.

“Është koha që Spanja të bëjë një dallim të qartë midis çështjeve të brendshme që mund të ketë nga njëra anë, dhe asaj që bëri Serbia dhe Millosheviqi në anën tjetër. Nuk duhet krahasuar me një regjim gjenocidial, sepse ajo që ndodhi në Kosovë janë dekada represioni dhe një regjim i ngjashëm me aparteidin”, tha Osmani.

Sa i përket “neutralitetit” të Serbisë përballë agresionit rus ndaj Ukrainës, presidentja Osmani tha se BE duhet të marrë parasysh qëndrimin serb.

“Ata nuk mund të thonë se janë pro-evropianë, por, në të njëjtën kohë, me veprimet e tyre janë pro-Putinit. Ata nuk mund të ecin në dy rrugë në të njëjtën kohë. Ata duhet të zgjedhin njërën, ose BE-në ose Rusinë”, tha Osmani.

“Sa më pak perspektivë të ketë Ballkani Perëndimor për t’u anëtarësuar në BE, aq më shumë ndikim do të ketë Putin”, tha Osmani./Lajmi.net

Leave a Reply