Nottingham nuk di të ndalet, nis negociatat me mesfushorin e Chelsea-t

0
251

Nottingham Forest është duke punuar intensivisht në merkato dhe së fundmi nga mediet italiane raportohet se klubi i sapo ngjitur në Premier League ka nisur negociatat me mesfushorin e Chelsea-t, Tiemoue Bakayoko, i cili aktualisht është në formë huazimi te Milan.

Francezi e ka kuptuar se nuk gjendet askund në planet e Milan, ndaj ka dhënë miratimin për nisjen e bisedimeve për këtë transferim.

27-vjeçari ka kontratë deri në 2023-in me “kuqezinjtë” e Seria A, megjithatë “Djalli” është dakord me largimin e Bakayoko.

Megjithatë në këtë mes duhet edhe “ok” Chelsea-t, pasi “Blutë” janë ata që kanë në pronësi kartonin e francezit.

Leave a Reply