“Njoftimi i lamtumirës, vendim i mençur”, Xavi shpjegon momentin e mirë të Barçës

0
137

Që kur Xavi Hernandez njoftoi se do të largohej nga Barcelona në fund të sezonit, gjërat kanë filluar të shkojnë më mirë te “Blaugrana”. Lewandowski dhe shokët e tij kaluan në çerekfinale të Championsit duke eliminuar Napolin, fituan ndeshjen e parë me PSG-në, si dhe kanë krijuar një vazhdimësi rezultatesh pozitive në La Liga, ku Reali mbetet ndjeshëm i shkëputur.

Por pse? Çfarë ka ndodhur me Barcelonën që kur Xavi zyrtarizoi lamtumirën e tij? Këtë mundohet ta shpjegojë vetë trajneri katalanas, duke folur në konferencën për shtypin para ndeshjes me Cadizin:

“Pas vendimit tim, ishte më shumë qetësi në mjedis. Ishte një vendim i mençur. Ne fituam qetësi, prandaj jemi këtu ku jemi. Përndryshe, do të kishte qenë më e vështirë. Me vendimin e marrë, isha i sigurt se do të arrinim në këtë pikë.”

Xavi, gjatë konferencës foli edhe për El Clasicon, që do të zhvillohet  javën e ardhshme:

“Rezultati nuk do të ndryshojë sezonin tim. Jam më tepër i shqetësuar për lodhjen. Do të bëjmë gjithçka për të fituar. Do të duhet ta harrojmë për një moment Championsin dhe të fokusohemi në La Liga. Për ne është e rëndësishme të fitojmë, sepse do të kishim shansin të fitonim kampionatin. Nëse do të humbasim, do të jem i dënuar t’ia japim titullin Realit të Madridit. Jemi në një moment të mirë.”/SS

Leave a Reply