Zemra ka lidhje me mendjen, dhe nuk po flasim në sensin filozofik, por në atë biologjik. Sëmundjet e zemrës ndikojnë në shëndetin mendor. Ky është përfundimi i një studimi të realizuar mbi 17 mijë persona.
Në bazë të një studimi me rreth 17 mijë individë me funksione normale mendore, të kesh një zemër të shëndetshme është një mënyrë e mirë për të mbajtur trurin të shëndetshëm.
Shkencëtarët kanë zbuluar se njerëzit me shëndet të dobët kardiovaskular kanë vështirësi në të mësuar, në të mbajturit mend dhe në aftësitë verbale. Rreth 5% e njerëzve me shëndet të dobët të zemrës kishin gjithashtu çrregullime konjitive, në krahasim me 3% të njerëzve me zemër më të shëndetshme.















































