Nisma Socialdemokrate mbyll fushatën zgjedhore në Prizren

0
373

Me një tubim madhështor NISMA.Socialdemokrate – Dega në Prizren, mbylli fushatës elektorale për zgjedhjet e vitit 2021!, thuhet në njoftimin e Nismës transmeton 04 Online.

“Qytetarët anekënd vendit kanë vendosur të jenë ushtarë besnik të Komandantit, dhe të palëkundur që zërin Çlirimtarë ta dërgojnë në Kuvendin e Republikës së Kosovës.

Kandidati për kryeministër, Fatmir Limaj, tha se rreshtimi i qytetarëve të Kosovës krah Çlirimtarëve është mesazh i qartë se Kosova ka vendosur që në zgjedhjet e 14 Shkurtit ta mbështet kauzën tonë Me Çlirimtarët.
Qytetarët e Kosovës, përherë kanë ditur të rreshtohen përkrahë njerëzve të dëshmuar në kohë, prandaj nuk është i rastësishëm rreshtimi i qindra qytetarëve përkrahë Nismës Socialdemokrate anekënd Kosovës dhe mobilizimi i tyre për ta mbrojtur shtetin nga rreziqet që po i kanosen, sepse për ne interesi i shtetit do të jetë gjithmonë mbi interesin individual e partiak, përfundoi Limaj.

Kandidati për deputet, Zafir Berisha, tha se në kohën kur Fatmir Limaj në Malet e Berishës po i mbronte 85 mijë civil shqiptarë, nga forcat paramilitare serbe, studenti bursist i Sorrosit, nga Vjena e Austrisë bënte thirrje për ndalim të bombardimeve mbi caqet serbe në Kosovë.
Qytetarët e Kosovës, në veçanti qytetarët e Prizrenit tashmë janë rreshtuar përkrahë Çlirimtarëve të 121-it, sepse nga Prizreni duhet të filloj mbrojtja e vlerave kombëtare dhe ruajtja e identitetit të shtetit.
Mobilizimi juaj sot, po tregon qartë se tani ka është koha që zëri i UÇK-së të jehojë edhe më fuqishëm në Kuvendin e Republikës së Kosovës përmes deputetëve të Nismës dhe Fatmir Limajt Kryeministër, andaj ju ftoj që të kështu të bashkuar me 14 Shkurt duke i votuar kandidatët e Nismës për deputet, t’i japim jetë kauzës tonë #MeÇlirimtarët dhe sê bashku t’i mbrojtjmë vlerat tona kombëtare përmes Çlirimtarëve, përfundoi Zafir Berisha.

Sekretari i përgjithshëm i NISMA Socialdemokrate, Bilall Sherifi, bëri thirrje që të mbështetet kauza jonë Me Çlirimtarët, në mënyrë që të vzhdojë të jehojë zëri i UÇK-së brenda kuvendit të Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftim./04 Online

Leave a Reply