Nga nesër bllokohet rruga “Transiti” që lidh lagjen “Arbanë” me hyrjen e autostradës – transitin e Petrovës

0
424

Nga dita e hënë pritet të bllokohet rruga “Transiti” që lidh lagjen “Arbanë” me hyrje e autostradës – transitin e Petrovës.

Bllokimi i kësaj rruge pritet të bëhet për shkak të zhvillimit të punimeve, shkruan 04 Online.

“Të hënën do të fillojnë punimet për “Ndërtimin e infrastrukturës rrugore në lagjen Arbanë”. Me këtë rast rruga “Transiti”, që lidh lagjen Arbanë me hyrjen e autostradës – transitin e Petrovës, do të jetë e bllokuar për shkak të zhvillimit të punimeve.

Në fotografinë e mëposhtme mund të gjeni aksin e rrugës ku do të zhvillohen punimet, si dhe rrugët alternative që do mund të shfrytëzohen.

Punimet do të vazhdojnë për 5 ditë”, njofton Komuna e Prizrenit./04 Online

Fotografia e Komuna e Prizrenit

Leave a Reply