Në vitin 2022 nuk do të ketë rritje të tarifës së ujit në Prizren

0
254

Vitin e ardhshëm nuk do të ketë rritje të tarifës për pagesën e ujit nga konsumatorët, u tha në një diskutim publik të mbajtur në Prizren nga zyrtarë të Autoriteti Regullator për Shërbimet e Ujit dhe nga KRU ” Hidroregjioni jugor”.

Në sallën e mbledhjeve të Kuvendit të Prizrenit, të martën është mbajtur diskutimi publik organizuar nga Autoriteti Rregullativ për Shërbimet e Ujit “Procesi Tarifor 2022-2024” për Kompaninë Rajonale të Ujësjellësit “Hidroregjioni jugor”. Vehbi Duraku nga ARrSHU, tha se organi i vetëm në vend i cili merret me përcaktimin e tarifave është Autoriteti Regullator për Shërbimet e Ujit, ndërsa kompania ka të drejtën për t’i dërguar planet vitet në vijim.

Pas analizimit të këtyre planeve, kemi paraparë se tarifat ekzistuese janë të mjaftueshme dhe të përballueshme nga kompania për afarizëm të biznesit, dhe se tarifat nuk do të rriten. Zyrtari i Kompanisë Rajonale të Ujësjellësit ” Hidroregjioni jugor” në Prizren, Fadil Berisha, tha se mbajtja e tarifës ekzistuese do të jetë sfidë për kompaninë, mirëpo, në rast të përmbushjes së obligimeve nga konsumatorët, në do vazhdojmë suksesshëm të ju ofrojmë shërbime cilësore atyre.

Ndryshe, në këtë diskutim, u fol për rolin e Autoritetit në funksion të baraspeshimit të interesave të konsumatorëve dhe të kompanive rajonale të ujësjellësve, interesimi për qëndrueshmërinë financiare të KRU-ve, interesimi për ofrimin e shërbimeve sa më efikase e cilësore për qytetarë etj./TvPz

Leave a Reply