Në histori mund të hysh edhe si Neroni!!!

0
4083

Në mungesë të një lidershipi vizionar, Kosova po i rrezikon të gjitha të arriturat e saj, që janë bërë më shumë mund, sakrifica dhe gjakë.

Për arritjen e qëllimit të tyre, serbët po i kopjojn veprimet e shqiptarëve të viteve /90 të shekullit të kaluar, konferenca, protesta, natën edhe ndonjë granat dore dhe rafele automatikësh, rezultati i të cilave dihet…

Ndërsa Kosova e qeverisur nga mentaliteti bolshevik e primitiv, e mbështetur nga injorant të cilët kakarisin çdo ditë se po e mbrojn sovranitetin e vendit, po harrojn se dikur edhe Jugosllavia ishte shtet sovran dhe i pavarur, plus antare e OKB për dallim nga Kosova sot.

Poshtërsia nuk do të arrinte kulmin, po të mos arrinte infektimin e masave të gjëra nga virusi i albinizmit, e të cilët i “ligjerojn” perendimit se si Kosova është shtet i pavarur e sovran, prandaj ata nuk duhet të përzien në punët e saj.

Ky grumbull injorantësh në rritje, po harrojn se perendimi për arsyen tonë, me 24 mars 1999 e ka sulmuar një shtet të pavarur e sovran, antare të OKB.

Duhet me ja u kujtuar kopes së deleve të Albinit, se sovraniteti i Kosovës për perendimin ( SHBA, BE, NATO) është sa një fluskë sapunu, në momentin që ai shtet tenton të dalën nga binaret e rregullave të demokracis perendimore.

Historia e kujton mbretin Pirro të Ilirëve për betejat e tij me shumë sakrifica, siç e kujton edhe Neronin, si perandori që i vuri zjarrin Romës!

Shkruan: Zafir BERISHA

* Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e 04 Online

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here