Ndodh edhe kjo: Vidhet vula e shkollës në Lubizhdë të Prizrenit

0
572
Foto: Ilustrim

Jo rrallëherë shkollat fillore e të mesme në Kosovë janë cak i keqbërësve e hajnave. Një rast i tillë ka ndodhur në objektin e shkollës ‘Pjetër Burdi’, në Lubizhdë të Prizrenit, ku dyshohet se u krye vjedhje, para disa ditësh, raporton Gazeta Sinjali.

Rasti sipas burimeve të Sinjalit brenda Prokurorisë është denoncuar nga drejtoria, që njoftoji Policinë se persona të panjohur kanë depërtuar brenda shkollës me forcë, ku nga një zyrë kanë vjedhur vulën e shkollës.

Pas raportimit të rastit, Policia ka dalë në vendin e ngjarjes, prej ku janë siguruar pamjet e sigurisë që do të ndihmojnë në identifikimin e të dyshuarit apo të dyshuarve.

Ndërkohë  me urdhër të Prokurorit të Shtetit kanë nisur hetimet për “vjedhje të rëndë”.

Leave a Reply