Ndërron jetë, Eqrem Kryeziu, ish kryetar i Prizrenit

0
38

Ka ndërruar jetë, Eqrem Kryeziu, ish-profesor universitar dhe ish-nënkryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Kryeziu ishte edhe kryetar i Prizrenit.

Kryeziu nuk ishte vetëm figurë politike. Ai zhvilloi një karrierë të gjatë në arsim dhe akademi.

Ishte profesor i letërsisë shqipe në Universitetin e Prishtinës, ku kishte doktoruar në shkenca filologjike në vitin 2007.

Në arsim ishte i angazhuar që nga viti 1972.

Vdekja e tij është konfirmuar nga familjarët.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here