Muzeu Arkeologjik i Prizrenit së shpejti mund t’i presë vizitorët dhe t’u ofrojë një përjetim të veçantë me të paktën një mijë artefakte

0
245

Në një postim në faqen e saj në facebook, Qendra Rajonale për Trashëgimi Kulturore ka njoftuar se Muzeu Arkeologjik i Prizrenit së shpejti mund t’i presë vizitorët dhe t’u ofrojë një përjetim të veçantë me të paktën një mijë artefakte, që tregojnë epokat e zhvillimit të Prizrenit, nga neoliti e deri te periudha osmane.

Në Prizren numri i vizitorëve po shënon rritje progresive nga viti në vit, andaj rifreskimi i ekspozitës në muzeun arkeologjik ishte domosdoshmëri e kohës.

Një nga objektivat kryesore të QRTK Prizren po bëhet e mundur falë mbështetjes së Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit, thuhet në njoftim.

Leave a Reply