Mustafa mbështet marshin për drejtësinë: Kosova është e lirë nga UÇK, NATO dhe politika e menqur e Ibrahim Rugovës

0
130

Ish-kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa e ka përkrahur marshin për drejtësi që do të organizohet për nderë të ish-luftëtarëve të UÇK-së që po mbahen në Hagë, raporton GazetaBlic.

Mustafa thotë se, Kosova sot është e lirë falë luftës së UÇK-së, mençurisë politike të Ibrahim Rugovës dhe ndërhyrjes së NATO-s.

Shkrimi plotë:

“Marshojmë për Drejtësi”, një manifestim që meriton përkrahje e solidarizim!

Meriton respekt e përkrahje lufta e UÇK-së dhe meritojnë drejtësi luftëtarët e saj që dolën në ballë për të ndalur masakrat e shtetit serb dhe gjenocidin ndaj shqiptarëve. Kosova sot është e lirë falë luftës së UÇK-së, mençurisë politike të Ibrahim Rugovës dhe ndërhyrjes së NATO-s. Kemi qenë bashkë në kohërat më të vështira; jemi solidar sot me të gjithë ata që kontribuan për liri e pavarësi dhe me ata që ishin shembull i gatishmërisë për të zbardhur çdo dyshim në luftën e drejtë dhe të pastër, sepse besonin në Drejtësi!

Me mendje jam me ju që do të marshoni për Drejtësi. IM

Leave a Reply