Mourinho: Humbja ndaj Inter ishte një dhuratë nga Serie A, Maresca nuk tregoi respekt për lojtarët e mi

0
165

Trajneri i Romës, Jose Mourinho u shfaq shumë i acaruar pas humbjes 1-0 ndaj Interit, ndërsa ka fajësuar arbitrin Maresca për atë rezultat.

Duke folur për mediet, portugezi theksoi se arbitri e vendosi rezultatin, ndërsa shtoi se Interit ia dhuruan fitoren.

“Më vjen keq për rezultatin, djemtë bënë një përpjekje të rëndësishme. Më vjen keq që nuk ka respekt për lojtarët e mi, qëndrimi i Maresca-s ndaj Mancinit dhe Ndickas dëshmon gjithçka. Jam i lumtur për qëndrimin e ekipit ndonëse ishin në vështirësi, nuk kishim gjysmën e ekipit në dispozicion. Kjo ishte një dhuratë nga Serie A sepse luajtëm të dielën dhe jo të hënën. Jam i trishtuar sepse meritonim më shumë”-tha Mourinho.

Leave a Reply