Messi, Ronaldo, Platini… kush janë fituesit e mëdhenj të “Topit të Artë”?

0
244

Këtë të hënë, më 30 tetor, “bota” e futbollit do të mësojë emrin e ri të lojtari që do të fitojë çmimin më prestigjoz personal, “Topin e Artë” 2023.

Pyetja më e pashmangshme sot është: “A do të thellojë Messi rekordin e lojtarit që ka fituar më shumë këtë çmim, apo do të zgjerohet familja e madhe e fituesve?”

Në 65 edicione (Topi i Artë është dhënë që nga viti 1956, përveç vitit 2020 që nuk u dha për shkak të pandemisë Covid-19), vetëm 10 lojtarë kanë arritur të regjistrojnë emrin e tyre më shumë se një herë në në histori.

7 Topa të Artë: Lionel Messi, i vetmi me këtë rekord!

A do të fitojë Messi të tetin? Nëse debati rreth më të mirit në histori do të bazohej në numrin e topave të artë në kabinetin e trofeve, atëherë argjentinasi do ta kishte fituar këtë temë.

Kampioni i Botës është lojtari më i suksesshëm, pasi e ka fituar shtatë herë Topin e Artë (2009, 2010, 2011, 2012, 2015, 2019, 2021). Pasi fitoi të parin në vitin 2009, me 98.5% të votave të mundshme, një rekord absolut, ai ishte lojtari i parë në histori që e fitoi katër herë radhazi.

Messi gjithashtu mban rekordin për numrin e podiumeve, 13 të tilla, ku renditet sistematikisht që nga viti 2007 me përjashtim të vitit 2018 (I pesti) dhe 2022 (Pa ceremoni).

5 Topat e Artë: Ronaldo, “jashtëtokësori” tjetër!

Dueli Messi-Ronaldo “pushtoi” botën e futbollit për dhjetë sezone.

Pavarësisht gjithçkaje, në muzgun e karrierës së tij, Cristiano Ronaldo ka koleksionuar 5 Topa të Artë, të parin në vitin 2008.

Momentalisht ai qëndron në vendin e dytë, me dy çmime më pak se rivali i tij, Messi. Një hendek “i çmendur” që nuk duhet t’i heqë asgjë paraqitjeve të portugezit, i cili ka 12 podiume, por mbi të gjitha rekordin për nominime 18 të tilla. Ne do të kujtojmë veçanërisht dominimin e tij midis viteve 2013 dhe 2017.

3 Topa të Artë: Cruyff, Platini dhe van Basten në histori!

Tre lojtarë, tre epoka të ndryshme, por të magjishme.

Johan Cruyff, vitet 1970, Michel Platini në fillimin e viteve 1980 dhe në fund, Marco van Basten, fundi i viteve ’80 dhe fillimi i viteve ’90.

Edhe nëse Cristiano Ronaldo apo Lionel Messi e kanë dominuar atë, fitimi i një “Topi të Artë” është tashmë një arritje, edhe për tre legjenda të tjerë.

Holandezi dominoi në vitet 70, duke fituar edicionet 1971, 1973 dhe 1974.

“Platoche” është lojtari i vetëm në histori, me Messin që ka tri fitore radhazi (1983, 1984, 1985).

Van Basten, nga ana e tij, fitoi edicionet e 1988, 1989 dhe 1992.

Më pas, me 2 Topa të Artë janë emra si Di Stefano, Beckenbauer, Keegan, Rummenigge dhe Ronaldo./SS

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here