Sot pritet një ditë me mot të paqëndrueshëm në vend, ku parashikohet alternim i intervaleve me diell dhe vranësira, të cilat në disa zona mund të sjellin reshje të izoluara shiu. Në disa raste, reshjet mund të shoqërohen me vetëtima dhe bubullima, duke krijuar kushte tipike të motit pranveror të ndryshueshëm, shkruan 04 Online.
Era do të jetë një ndër faktorët më dominues të ditës. Ajo do të fryjë kryesisht nga drejtimi i perëndimit dhe jugperëndimit, shpeshherë me intensitet të lartë. Në shumë zona të vendit, shpejtësia e erës pritet të arrijë nga 20 deri në 70 kilometra në orë, gjë që mund të shkaktojë dëme materiale, veçanërisht në strukturat më të brishta ose në zonat rurale.
Temperaturat do të jenë të moderuara për këtë periudhë të vitit. Vlerat minimale do të lëvizin nga 8 deri në 11°C, ndërsa ato maksimale pritet të arrijnë nga 20 deri në 22°C./04 Online