Ministri Mehaj e Sveçla vizitojnë pikat kufitare në veri: Po vazhdon kontrolli strikt ndaj kontrabandës

0
371

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj dhe ai i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla sot kanë vizituar pikat kufitare në veri, Jarinje e Bërnjak, shkruan IndeksOnline.

Mehaj tha se po vazhdon me sukses kontrolli strikt që po mundëson luftimin me efikasitet të kontrabandës.

Ai tha se kjo vizitë u bë me qëllim që të shohin nga fër punën që po e bëjnë njësitet policore.

“Në pikat kuftare në Jarinje e Bërnjak, po vazhdon me sukses kontrolli strik, i cili mundëson luftimin me efikasitet të kontrabandës.

Për të parë nga afër punën që po bëjnë Njësitet tona të Policisë, së bashku me Ministrin Xhelal Sveçla, ishim në vizitë në këto dy pika.

Policia jonë po bën punë të shkëlqyer, me nder e dinjitet. Zbatimi i ligjit është dhe do të mbetet detyra e përkushtimi ynë kryesor.

Përgëzoj policinë e Republikës së Kosovës, për profesionalizmin në punën e tyre, gjithnjë në shërbim të vendit”, shkroi ai./IndeksOnline/

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here