Mimoza hedh akuza ndaj Zhakut: Me mua nuk ke histori, mund të kesh me ish-burrin tim

0
58

Hyrja e Inida Gjatës, e njohur ndryshe si Zhaku, ka sjellë jo pak dinamika dhe tensione brenda Ferma VIP.

Dy hyrjet e reja duket se kanë ndryshuar atmosferën në fermë, duke krijuar përplasje të forta mes konkurrentëve dhe diskutime të shumta në rrjet.

Që në momentin e hyrjes së saj, Zhaku e bëri të qartë se arsyeja kryesore ishte mbështetja për Mozën, me të cilën ka një miqësi prej shumë vitesh.

Foto: YouTube

Megjithatë, situata mes tyre duket se ka marrë një tjetër rrjedhë vetëm pak kohë pas hyrjes.

Marrëdhënia që dukej e fortë jashtë spektaklit ka nisur të kriset, gjersa debatet dhe thumbat mes tyre janë bërë gjithnjë e më të dukshme.

Së fundmi tensioni mes dy mikeshave u vu re hapur para publikut.

Pas mbylljes së spektaklit, debati mes tyre vijoi edhe më i ashpër, duke nxjerrë në pah pakënaqësi dhe akuza të ndërsjella.

Foto: YouTube

Moza hodhi akuza për Zhakun duke i thënë se ka një histori me ish-bashkëshortin e saj.

Debati mes tyre:

Zhaku: Ne nuk kemi vetëm bashkëpunime bashkë. Kemi histori, kemi njohje familjare.

Moza: Unë nuk kam histori me ty. Unë kam vetëm bashkëpunime artistike.

Zhaku: Ti mund të mos kesh, por kam unë. Dhe ti nuk ke respekt për historinë që kemi ne.

Moza: Ti mund të kesh histori me bashkëshortin tim, me mua nuk ke histori.

Zhaku: Unë nuk kam histori me bashkëshortin tënd, kam me ty. Por ti je njeri servil dhe i pafytyrë, manipulatore ekselente.

Moza: Unë do t’i jap çdo njeriu hakun. /Telegrafi/

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here