Kryeministri maqedonas, Hristjan Mickoski, ka shkruar për vendosjen e gurthemelit për nisjen e ndërtimit të autostradës Shkup-Bllacë.
Ai ka thënë se premtimi që e kanë dhënë në fillim të mandatit ka nisur që të realizohet dhe shton se është i lumtur që një kompani maqedonase po i kryen punimet ndërtimore.
Sipas Mickoskit, kjo nënkupton vlerë shtesë për ekonominë maqedonase dhe më shumë vende pune për qytetarët maqedonas.

“Kur ndërtoni një rrugë, kur ndërtoni një rrugë automobilistike, kur ndërtoni një autostradë, ju ndërtoni të ardhmen. Ne sot fillojmë të ndërtojmë të ardhmen për të rinjtë tanë, përmes projekteve kapitale dhe veprave që do ta përcaktojnë të ardhmen e shtetit dhe do të krijojnë kushte që të rinjtë ta ndërtojnë të ardhmen e tyre dhe familjet e tyre këtu, në atdheun e tyre”, ka shkruar ai.https://www.facebook.com/plugins/post.php?href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2FMickoskiHristijan%2Fposts%2Fpfbid0xj8mUpETk2qBNMVBnY53uv5rP5czaEsCH2snKF4JP98jYU3NMyw1QrtuDJiguSRCl&show_text=true&width=500














































