Mesfusha gati për revolucion/ Juve përgatit të ardhmen pa Pogba, dy lojtarë në “Pole-Position”

0
170

Në klubin e Juventus kanë nisur të mendojnë për organikën e sezonit të ardhshëm, teksa skuadra pritet të rikthehet në Champions League. Kjo, një arsye më shumë për të shtuar cilësitë në radhët e bardhezinjve, sidomos në mesfushë.

Pas pezullimit të Paul Pogba me katër vite, Juventus do të ketë mundësinë të çlirohet nga rroga e francezit me të cilin pritet të shkëpusë kontratën në ditët e ardhshme. Këto para të kursyera nga kontrata e Pogba, do të investohen në verë për të afruar të paktën një mesfushor.

I pari në listën e drejtorit Giuntoli është Teun Koopmeiners. Holandezi i Atalantës është një dëshirë e vjetër e bardhezinjve dhe që në verë duke shitur edhe të riun Soule për të cilin ka shumë interes nga Premier League, mund të bëhet lehtë një realitet për torinezët.

Nga ana tjetër, mbetet për t’u sqaruar e ardhmja e Adrien Rabiot. Francezi është në skadencë kontrate dhe ende nuk e ka ndarë mendjen për të ardhmen. Në rast se Rabiot largohet, atëherë synimi i bardhezinjve është Lewis Ferguson i Bolognas që në këtë sezon po shkëlqen nën urdhrat e Thiago Mottas.

Ndërkohë, nuk është për t’u harruar edhe Carlos Alcaraz i cili për momentin është thjesht një lojtar i huazuar nga Southampton. Nëse bind, atëherë Juventus do të duhet të paguajë plot 49 milionë euro.

Me pak fjalë në verë, Juventus pritet të jetë një “kantier i hapur”, sidomos për repartin e mesfushës, teksa në fokus edhe pse disi më larg se Koopmeiners dhe Ferguson, mbeten edhe Ederson nga Atalanta, Sudakov i Shakhtar Donetsk, Hojbjerg i Tottenham si dhe Samardzic nga Udinese./SS

Leave a Reply