‘Me Borën s’jemi miq’/Atdheu sqaron dinamikat e BBV: Antonela ka ngatërruar program

0
266

Ish-konkurenti i ‘Përputhen’ Atdhe Xheravina ka sqaruar gjithçka në lidhje me dinamikat e fundit në shtëpinë e ‘Big Brother Vip’. Atdheu u përmend gjatë debatit të ashpër mes dy banoreve, kur Antonela hodhi dyshime se Arjola ka diçka më tepër se miqësi me ish-konkurrentin e përputhen.

I ftuar në emisionin Wake Up,  Atdhe Xheravina, tha se Arjola është një mikeshë shumë e mirë e tij dhe se do e mbështesë deri në fund. Sa i përket Antonelës ai shpjegon se nuk ka asgjë kundër saj, por ajo thjesht ka ngatërruar programin e BBV me Përputhen. Atdheu gjithashtu u tregua i gatshëm për të hyrë në shtëpi për të sqaruar gjithçka.

“Arjolën e kam shoqe, do e mbështes deri në fund, kur kam ardhur këtu ishte e vetmja që më ka mbështet. Unë për vete e kam mbyll si muhabet këtë diskutim, edhe postet në Instagram që i kam bërë ishin mbështetje për Arjolën, por Antonelën nuk e kam hedh poshtë, as kunjë, asgjë. Edhe ajo pjesa e famës , është e përgjithshme, unë nuk e kam përmend emrin e Antonelës asgjëkundi. Unë mendoj që është ngatërruar Përputhen me Big Brother, se Antonela kur acarohet vjen një pikë që s’di ça thotë. Në Big Brother nuk do futesha se kam dhe nënën sëmurë, por një natë për sqarim po ”,- tha ai.

Sa i përket marrëdhënies me Bora Zemanin, Atdheu është shprehur se as miq nuk janë, por Bora është një njeri i mire për të. Në fund ai tregoi se fans i kujt banori është në shtëpinë e BBV.

Ajo është gocë e bukur dhe rob i mirë, por nuk është që, se të ishte ashtu si thua ti, kisha luftuar, se unë jam në një lidhje dhe cënohet dhe goca tjetër. Me Borën s’jemi miq , asgjë fare. Sa i përket BBV, Donaldi është lojtar i fortë, jam fans i tij, është finalist por jo fitues, se Arjola do fitojë”, tha ai.

Leave a Reply