Mc Qoppa dhe Onika ‘trullosin’ estradën shqiptare me këngën “Makarona n’Llambo”

0
1158

Pas një pauze të gjatë është rikthyer rep këngëtari nga Prizreni, Mc Qoppa, duke e lansuar super këngën “Makarona n’Llambo”, shkruan 04 Online.

Rikthimi i tij ka bërë bujë, i cili e ka sjellur këngën në bashkëpunim me këngëtaren, Onika.

Duket se teksti i kësaj kënge do të diskutohet shumë sidomos në estradën shqiptare, ndonëse reperi nuk e ka sqaruar se kemi të bëjmë me ‘diss’ ndaj një pjese të këngëtarëve të estradës tonë.

Këngës ju ka punuar edhe një videoklip, derisa për muzikën është kujdesur “Vizionent”. E kur bëhet fjalë për tekstin, atë e kanë shkruar në bashkëpunim dy këngëtarët protagonist.
Ju ftojmë ta dëgjoni./04 Online

Leave a Reply