“Mbështetja e vendeve të Ballkanit Perëndimor drejt anëtarësimit në BE”, ministrja e Finlandës viziton Kosovën

0
81

Ministrja e Jashtme e Finlandës, Elina Valtonen, nga data 4 deri më 5 shtator do të vizitojë Kosovën, Shqipërinë dhe Serbinë. Qëllimi i vizitës është forcimi i marrëdhënieve politike dhe tregtare me partnerët e Finlandës në Ballkanin Perëndimor, njoftoi Ministria e Punëve të Jashtme të Finlandës.

Gjatë vizitës, Valtonen do të takohet me ministrat e jashtëm të Shqipërisë, Kosovës dhe Serbisë, si dhe me lidershipin politik të Tiranës, Prishtinës dhe Beogradit.

Ata do të diskutojnë marrëdhëniet dypalëshe, zgjerimin e BE-së, stabilitetin dhe sigurinë e Ballkanit Perëndimor, situatën në Ukrainë dhe çështjet aktuale që lidhen me Organizatën për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE).

“Finlanda mbështet fuqishëm rrugën e vendeve të Ballkanit Perëndimor drejt anëtarësimit në BE. Mirëqenia dhe stabiliteti i rajonit është shumë i rëndësishëm për të gjithë Evropën, përfshirë Finlandën. Ne duhet të forcojmë bashkëpunimin me partnerët tanë më të afërt, veçanërisht duke pasur parasysh mjedisin aktual të sigurisë evropiane. BE-ja është tashmë partneri më i afërt i vendeve të Ballkanit Perëndimor. Edhe Finlanda po thellon angazhimin e saj me rajonin”, tha ministria.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here