Prokuroria jep detaje për vrasjen në Prizren: Burri e privoi nga jeta gruan duke ushtruar dhunë fizike

0
63

Një grua është privuar nga jeta në Prizren, ndërsa bashkëshorti i saj, B.D., dyshohet se e ka vrarë duke ushtruar dhunë fizike. Rasti ka ndodhur më 26 gusht, rreth orës 01:30 pas mesnatës, dhe është cilësuar si “Vrasje e rëndë”.

Kështu ka njoftuar Prokuroria Themelore në Prizren, Departamenti për Krime të Rënda, sipas së cilës dyshohet se rasti ka ndodhur brenda familjes.

“Bazuar në të dhënat fillestare të hetimit, i dyshuari, B.D., dyshohet se ka privuar nga jeta gruan e tij, duke ushtruar dhunë fizike, dhe se rasti ka ndodhur brenda familjes”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë.

Me vendim të prokurorit të shtetit, B.D. është ndaluar për 48 orë, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale “Vrasja e rëndë”.

Prokuroria ka bërë të ditur se, brenda afatit ligjor, do të parashtrojë kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të dyshuarit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here