Mavraj thotë se Kurti angazhohej kundër luftës, por s’kishte përkrahje

0
171

Publicisti, Muhamet Mavraj, që ka qenë një prej organizatorëve të protestave studentore kundër okupatorit serb, në emisionin “Frontal” të T7, ka folur edhe për Albin Kurtin, kryeministrin e Kosovës.

Kurti ishte një prej akterëve të organizmit të protestave studentore të 1 tetorit të 1997.

Por Mavraj për të ka thënë se “kur kishim hyrë në luftë angazhohej kundër luftës”.

I pyetur se për çfarë angazhimi bëhej fjalë, Mavraj tha se “kishte ide për konferenca ndërkombëtare, vetëdijesim, etj – poqë i cilëson si “kopalla”.

Megjithatë, ai thotë se idetë e Kurtit nuk gjenin mbështetje, poqë askush nuk e kritikonte.

”Në luftë kur kemi hyrë, ku lufton kundër luftës. Angazhohej, kishte ide të ndryshme, por s’kishte përkrahje. Kishte ide për konferenca ndërkombëtare ndërkombëtare, vetëdijësim. Kopalla me i ra shkurt. Por askush nuk e ka kritiku, as bëne as mos e bëjë, nuk e ka pas kërkush mërzi“, ka thënë Mavraj. /Gazeta Express

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here