Baldedaj: Nëse doni me pa çka domethënë ‘gjakderdhje financiare’, hajdeni në Prizren!

0
424

Ish zyrtari komunal, Ilir Baldedaj, ka reaguar rreth të gjeturave të auditorit të pavarur lidhur me auditimin për pasqyrat financiare vjetore të Komunës së Prizrenit për vitin 2022.

Baldedaj, ka thënë se nëse e lexoni këtë raport do të dëshpëroheni keq nga dëshmitë e ofruara për manipulimet tronditëse të kësaj qeverisje me fondet, punësimet, taksat, ndarjen e subvencioneve dhe të tjera.

“Miq të mi të dashur,

Posaqërisht ju që më kritikoni pse unë e kritikoj këtë qeverisje të degjeneruar të Prizrenit,

Amani ju koftë MOS e lexoni Raportin e Auditimit për Komunën e Prizrenit

Sepse, nëse e lexoni, do të dëshpëroheni keq nga dëshmitë e ofruara për manipulimet tronditëse të kësaj qeverisjeje me fondet,, punësimet, taksat, ndarjen e subvencioneve e çka jo tjetër.

https://zka-rks.org/…/RaportiAuditimit_K_PZ_2022_Shqip…

Nëse doni me pa çka domethënë ‘gjakderdhje financiare’, hajdeni në Prizren!”, ka thënë Baldedaj./04 Online

Leave a Reply